Qeveria nuk dorëzohet: Gruevski do të kthehet në Maqedoni


Pas konfirmimit se Gruevski ka fituar azilin në Hungari, Qeveria e Maqedonisë ka dërguar kërkesë për ekstradimin e tij.

“Presim që autoritetet në Budapest ta pranojnë pa kusht kërkesën për ekstradim dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare si vend i BE-së dhe NATO-së do të mundësojnë kthimin e Gruevskit në Maqedoni me qëllim vuajtjen e dënimit me burg dhe të përgjigjet për veprat tjera për të cilat është i akuzuar”, thonë nga Qeveria.

Në komunikatë thuhet se  ish kryeministri është i dënuar në proces gjyqësor transparent dhe të hapur, dhe njëkohësisht kundër tij janë duke u zhvilluar disa procedura gjyqësore, hetime dhe një procedurë parahetimore.

“Kundër Nikolla Gruevskit asnjëherë nuk është zhvilluar ndonjë përndjekje politike dhe nuk janë evidentuar asnjë kërcënim për jetën e tij, as që ndonjë institucion qeveritar ka bërë kërcënime mbi jetën e tij. Nga këtu konstatojmë se qëllimi i vetëm i Gruevskit është ikja nga drejtësia”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.