Qeveria nuk diskutoi për propozimin e Ivanovit, Bogov sërish guvernator


Në seancën e djeshme të Qeverisë nuk është diskutuar për propozimin e Presidentit Ivanov, që guvernatori aktual i Bankës Popullore Dimitar Bogov të marrë edhe një mandat tjetër në këtë post.

“Qeveria nuk diskutoi për propozimin për guvernator. Duhet të kërkoni përgjigjen te grupet parlamentare në mënyrë që ata të mund të përcjellin qëndrimin e grupeve të tyre politike”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski.