Qeveria me ndryshime të mëdha në eshalonin e tretë


Lajmërimi për emërimin e 69 drejtorëve të institucioneve shtetërore, dhe 25 zëvendës drejtorëve është bërë sepse të gjithë drejtorët e deritanishëm të emëruar nga qeveria e re kanë qenë të angazhuar në detyra zyrtare, raporton Medial.mk

Zëdhënësi i qeverisë Mile Bosnjakovski në pyetjen se a thua vallë kjo shpallje do të jetë për drejtorët e deritanishëm të emëruar, të cilët do të duhet të konfirmojnë pozitën e re si drejtor, ose do të emërojë drejtorë të rinjë, Boshnjakovski pohoi se kjo është një shpallej publike, në të cilën ka të drejt të aplikon secili që përmbushëm kriteret e kërkuara, raporton Medial.mk.

“Shpallja është publike për të gjithë qytetarët të cilët i përmbushin kriteret, dhe të njëjtit mund të aplikojnë në konkursin e hapur”, pohoj Boshnjakovski

Me këtë hapet një mundësi për ndryshim rrënjësor në eshalonin e tretë të Qeverisë.

Qeveria e re, menjëherë pas marrjes së detyrës, zëvendësoi drejtuesit e institucioneve, apo drejtorët të institucioneve publike dhe emëroi ushtrues detyre më një mandate 6 mujor.

Shumica e këtyre drejtorëve u përfundon mandani, dhe do të duhet të emërohen të tjerë, njofton Medial.mk