Qeveria: Me dinjitet të zgjidhen çështjet e hapura me Greqinë
Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përkushtuar në ndërtimin e besimit me Qeverinë e Republikës së Greqisë, me qëllim të qartë me dinjitet të zgjidhen çështjet e hapura të të dy vendeve fqinje evropiane, thonë për MIA-n nga Qeveria e Maqedonisë lidhur me protestën e djeshme në Athinë.
“Besojmë se në Greqi dhe në Maqedoni shumica e qytetarëve dëshirojnë fqinjësi të mirë e cila çon drejt miqësisë dhe drejt stabilitetit të fuqishëm dhe zhvillimit ekonomik të të gjithë rajonit”, theksojnë nga Qeveria.
Qeveria e Maqedonisë, theksojnë, i përfaqëson qëndrimet të cilat kontribuojnë drejt avancimit të bashkëpunimit dhe perspektivave midis dy vendeve.