Qeveria konfirmon takimin koordinues të liderëve


Zëdhënësi i qeverisë ka konfirmuar se do të ketë takim liderësh në vend për çështjen e emrit. Ai nuk ka shpalosur datën kur ky takim do të ndodh, por ka thënë se kabineti i ministrit të Jashtëm është në koordinim me kabinetin e Ivanovit për organizimin e takimit në fjalë, në të cilin do të marrin pjesë më shumë subjekte politike.

“Në parim të gjitha këto elemente që i theksova vlerësojmë se çojnë në drejtim pozitiv dhe se edhe në Athinë edhe në Republikën e Maqedonisë ka vullnet politik që kjo çështje të mbyllet”, ka theksuar ai.

Takimi është paraparë të zhvillohet të shtunën tek Klubi i deputetëve dhe në të do të marrin pjesë edhe kryetari i Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickovski.