Qeveria i’a beson marrëveshjen e emrit Artan Grubit


Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme ka miratuar Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes së emrit dhe e ka përcjellur deri te Kuvendi i Maqedonisë. Qeveria ka vendosur që Ligji të propozohet me Yll Evropian, ngjashëm si Ligji për Gjuhën Shqipe, me ç’rast ia ka besuar përmbylljen e procedurave Artan Grubit, deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim i cili është Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvend.

Nga droja e bllokadave të mundshme në Komisionin për Politike te Jashtme i cili udhëhiqet nga deputeti i VMRO DPMNE Antonio Milloshevski, Qeveria ka ndërtuar strategji për t’ia lënë në dorë këtë projekt të rëndësishëm Artan Grubit në mënyrë që të shmangen bllokadat e mundshme.  Ne Komisionin për Çështje Evropiane debati mund të zgjas dy ose tre ditë maksimum. /indeks.mk/