Qeveria formon ekip operativ për luftë kundër krimit dhe korrupsionit


Qeveria në seancën e sotme formon ekip operativ i cili, siç citon, pa kompromis do të punojë në luftën kundër  krimit dhe korrupsionit me qëllim që të jetë e kënaqshme drejtësia dhe të ketë përgjegjësi të tërësishme për të gjithë të cilët kanë marrë pjesë ose kanë ndihmuar  krimin dhe korrupsionin  në të kaluarën dhe tani.

Me ekipin operativ do të udhëheq zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Qeveria e filloi seancën e 149 të rregullt me sjellje të vendimit për formim të ekipit operativ i cili përmes qasjes së koordinuar pa kompromis do të punojë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe i cili do të jetë pjesë përbërëse e përfaqësuesve  më të lartë të institucioneve nga pushteti ekzekutiv”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Në ekipin operativ do të bëjnë pjesë ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, drejtori i Byrosë për siguri publike Sasho Tasevski, drejtori i Policisë financiare, Arafat Muaremi, drejtori i Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjoko Tanasoski, drejtoresha e DAP-it Sanja Lukarevska, drejtori i Drejtorisë për zbulim financiar Bllazho Trendafilov, zëvendësdrejtori i deritanishëm  i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Arif Asani dhe drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare, Viktor Dimovski.

“Me këtë vendim Qeveria tregon vendosmëri të shkëlqyer  të mos ndalet  lufta kundër krimit dhe korrupsionit si përcaktim strategjik. Qeveria pa kompromis do të punojë me qëllim  që të jetë e kënaqur drejtësia dhe të ketë përgjegjësi të tërësisme për të gjithë të cilët kanë marrë pjesë  ose kanë ndihmuar  krimin dhe korrupsionin në të kaluarën dhe tani. Ekipi operativ tërësisht është i gatshëm të vendoset në dispozicion të Prokurorisë Publike dhe gjykatave  në realizimin e  obligimeve të tyre ligjore”, qëndron në kumtesën qeveritare.