Qeveria ende pa qëndrim zyrtar për bisedën Zaev-Cipras
Qeveria ende pa qëndrim zyrtar për atë se kur do të realizohet biseda ose takimi eventual telefonik midis kryeministrave të Maqedonisë dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në kuadër të procesit të negociatave për zgjidhjen e kontestit me emrin.
Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski sot në konferencë për shtyp nuk saktësoi deri ku janë negociatat dhe nëse është i mundur takim ose bisedë telefonike të kryeministrave të Greqisë dhe të Maqedonisë deri në fund të javës. Nuk dëshiroi të japë as koment në statusin në Fejsbuk të Antonio Milloshovskit nga VMRO-DPMNE-ja.
“Nga burimet diplomatike: të enjten ose të premten (këtë javë) do të ndodh takimi Cipras – Zaev në Prespën e Vogël greke dhe nënshkrimi i Marrëveshjes për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë. Koordinues i përgjithshëm për këtë ngjarje dhe nënshkrimin është Bojan Mariçiq, këshilltar në kabinetin e kryeministrit”, është statusi në Fejsbuk të cilin Milloshovski e publikoi në profilin e tij.
“Kemi konferencë zyrtare për shtyp në Qeverinë e RM-së. Nuk lejuan të komentojmë informacione jozyrtare pa dallim nga cilat burime vijnë, derisa nuk kanë kredibilitet dhe legjitimitet”, tha Boshnjakovski.
Edhe në pyetjet nëse deri në fund të javës pritet bisedë ose takim Zaev-Cipras, tha se Qeveria qëndron në qëndrimet paraprakisht të thëna se nuk hyj në sferat e spekulimeve.
“Mendojmë se kjo çështje është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ajo që paraprakisht e paralajmëroi kryeministri mbetet si qëndrim qeveritar edhe sot”, tha zëdhënësi qeveritar.
Kryeministri Zaev dje deklaroi se në pyetje janë ditë kur do të ndodhë biseda telefonike midis tij dhe Ciprasit dhe shtoi se për momentin ende po krijohen rrethanat që kjo të ndodh.
Kryeministri i Maqedonisë nuk deshi të spekulojë për propozimet e pranueshme rreth emrit, as për ata të përmbajtura në pakon e ndërmjetësuesit Methju Nimic.
Procesi, sipas tij është në vetë fundin dhe shfaqi besim se fundi do të jetë i suksesshëm.
“Çështja është sensitive dhe do të jem i kujdesshëm. Këto ditë dua të jenë ditë të përfundimit të suksesshëm të procesit. Kur të gjitha detajet do të dakordohen, menjëherë do të ndahen. E ndjeshme është tek ne, e ndjeshme është edhe në Greqi”, tha Zaev dhe shtoi se megjithatë për çështjen në fund qytetarët do të vendosin në referendum.