Qeveria e RM-së: Ivanov nuk e kupton nevojën e qytetarëve për punën transparente dhe llogaridhënëse


Refuzimi i propozimit për shfrytëzim të mjetit për transparencë dhe llogaridhënie nga ana e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov i dhënë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë paraqet qasje joserioze dhe është në dëm të drejtpërdrejtë të parimeve demokratike për sundim transparent dhe llogaridhënës dhe të interesit të qytetarëve të cilët duhet ta dinë se si dhe për cilat qëllime shpenzohen paratë e tyre.

Ministri përgjegjës për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski e dërgoi këtë iniciativë deri te institucioni Presidenti i Republikës së Maqedonisë me qëllim që t’u mundësohet qytetarëve qasje e njëanshme deri në bazën e të dhënave ku do të kenë kontroll të shpenzimeve të përgjithshme të funksionarëve të zgjedhur dhe qëllimet për të cilat janë bërë të njëjtat.

Në bazë të vendimit të Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë për transparencë të plotë, llogaridhënie dhe përgjegjësi të bartësve të funksioneve publike do të kontribuojë që ata të punojnë seriozisht në shërbim të qytetarëve dhe do të ndihmojë në menaxhimin me korrupsionin dhe parregullsive të tjera në punën e institucioneve.

“Shprehim keqardhje që Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk e kupton rëndësinë e kësaj iniciative dhe nuk e kupton nevojën e qytetarëve për punën transparente dhe llogaridhënëse të institucioneve shtetërore përfshirë edhe institucionin President i Republikës së Maqedonisë”, theksojnë nga Sektori për marrëdhënie me publikun i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.