Qeveria e miratoi Propozim e plotësuar të buxhetit për vitin 2018


Propozimi i plotësuar i buxhetit për vitin 2018 me amendamentet e pranuara nga debati i Komisionit në Kuvend është miratuar në seancën e sotme të rregullt të Qeverisë.

Në propozimin e plotësuar, siç ka informuar në seancë ministri i Financave Dragan Tevdovski, janë vërë rritje të mjeteve financiare për gazifikim në lartësi prej 120 milionë denarë, prej 200 milionë denarë te bllok dotacionet për kopshtet, shkollat fillore dhe të mesme dhe institucionet kulturore në nivel rajonal, në Fondin e Shëndetësisë prej 100 milionë denarë dhe në Inspektoratin për Mjedis të Jetesës prej 10 milionë denarë.

Pres-shërbimi i Qeverisë kumtoi se buxheti për vitin 2018 menjëherë pas miratimit është dërguar deri te Kuvendi për miratim.