Qeveria do t’i motivojë mërgimtarët të investojnë në Maqedoni


Qeveria do të kërkojë mënyrë për t’i motivuar mërgimtarët të investojnë në Maqedoni. Përveç që do të mund t’i shfrytëzojnë mjetet e parapara me Propozim-ligjin për mbështetje financiare në investime, planifikohet motivim shtesë i cili, si modalitet, do të futej ose në atë pjesë të ligjit ose në Planin për rritje ekonomike, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Po punojmë në atë, si të realizohet mbështetja edhe për qytetarët të cilët punojnë jashtë vendit. Dëshirojmë t’i motivojmë të kthehen në Maqedoni dhe këtu të hapin biznese”, deklaroi Bekteshi pas takimit me anëtaret e Odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore (OEMVP).