Qeveria do të bëjë ndryshime ligjore që KSHZ të votohet pa opozitën

Shumica parlamentare ka përgatitur propozim – ligj, sipas të cilit mund të bëhet zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor me shumicë absolute, në vend me shumicë të kualifikuar ose me dy të tretat, gjegjësisht pa votimin e opozitës, njofton Portalb.mk.

Asht siç shkruan gazeta maqedonase “Slloboden Peçat”, Qeveria bën ndryshim të Kodit Zgjedhor me qëllim që të zhbllokohet zgjedhja e anëtarëve të KSHZ-së.

Propozim – ndryshimi i Kodit Zgjedhor tanimë është dërguar në Kuvend. Kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE, nuk e cakton seancën në të cilën duhet të përgatitet listë me kandidatët e paraqitur nga shpallja për anëtarë të KSHZ-së. Me këtë do të fillonte procedura për zgjedhjen e të njëjtëve.