QAB ka evidentuar mbi 300 deponi ilegale dhe 1500 grumbuj plehrash fshati


Në dhjetë ditët e fundit, në kuadër të aksionit për shpalljen e deponive dhe plehërishtave për trashëgimi autentike kulturore, Qendra për Arte Bashkëkohore (QAB) Shkup, vizitoi mbi 200 deponi në gjithë Maqedoninë. Sipas njohurive deri te të cilat ka ardhur Qendra, në territorin e vendit ka mbi 300 deponi ilegale dhe pothuajse gjashtë herë më shumë respektivisht mbi 1500 grumbuj plehrash fshati dhe plehërishte.

Si rajone më të rrezikuara dhe më të pasura me deponi dhe plehërishte nga QAB i potencojnë rajonin e Pollogut, ndërsa pas tij vjen rajoni i Shkupit dhe Kumanovës. Deponitë më të bukura dhe më të zhvilluara që theksohen me diversitetin dhe pasurinë e tyre, njëkohësisht edhe më së miri e shkatërrojnë peizazhin i shënuan me tabelat e duhura, respektivisht i shpallën për trashëgimi kulturore kombëtare.

“Interesant është fakti se plehërishtja  më e mëdha  është e ngjatë për 30 km dhe gjendet në dy brigjet e Vardarit në drejtim të rrymës së Gostivarit dhe Jegunovcit ku praktikisht plehrat, mbetjet ndërtimore, mobiljet e vjetra dhe mbeturinat në mënyrë ciklike renditen gjatë 30 km ndërsa largësia më e madhe pa mbeturina në këtë terren është një kilometër. Në kuadër të këtij aksioni dedikuar për mbështetjen e iniciativave që luftojnë për parandalimin e plehrave dhe plehërishtave me bordo të duhura janë markuar 30 plehërishte dhe deponi në rajonin e Shkupit, Pollogut, Kërçovës, Ohrit, Strugës dhe rajone të tjera në Maqedoni”, thonë nga Qendra.

Aksioni është pjesë e projektit “Komunitete krijuese e Qendrës Bashkëkohore Artistike – Shkup, e përkrahur nga Projekti i USAID-it për pjesëmarrje civile.