Pushteti dhe opozita edhe më tej në pozicionet e tyre për ligjin për PP-në


Nuk ka progres në bisedimet midis pushtetit dhe opozitës për ligjin për Prokurorinë Publike, por edhe krahas kësaj të dyja palët janë optimiste se se kompromis megjithatë është i mundur nëse pala e kundërt e pranon propozimi e palës tjetër.

Edhe krahas kësaj që grupet punuese të pushtetit dhe opozitës deri më 15 gusht pauzojnë  me negociatat për ligjin për Prokurorinë Publike, kryeministri Zaev dje i bëri thirrje opozitës t’i mbështesë reformat dhe e inkurajoi Prokurorinë Publike të vazhdojë në luftën me krimin dhe korrupsionin, pa dallim deri te cili do të arrijë përmes hetimit për rastin “Reket.

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski, megjithatë, akuzoi se në takimet punuese për ligjin  për Prokurorinë vërehet ndjenjë e hakmarrjes dhe atakut ndaj partisë së tij.

Kryeministri Zaev kërkoi nga të gjitha subjektet politike t’i mbështesim zgjidhjet  me të cilat, siç tha,përmbyllen reformat, për humbje përfundimtare të “shtetit të  robëruar”, për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, për shoqëri në të cilën askush nuk do të  privilegjohet dhe amnistohet.

“Është e madhe përgjegjësia te subjektet politike në këtë luftë për shtet ligjor. Por, përgjegjësi më të madhe ka partia që i solli padrejtësi vendit dhe Mickoski si njeri i parë i asaj partie. E di që ju, qytetarët jeni të lodhur nga bojkotimet politike dhe anulimeve dhe se kërkoni hapa vendimtarë. Për këtë unë do të vazhdoj edhe me hapa më vendimtare më të madhe ta thërras  dhe ta bind opozitën t’i mbështesë reformat, thotë kryeministri.

Lideri i opozitës Mickoski për të ardhmen e PSP-së mbetet me qëndrimin, se propozimi i pushtetit  është tentim për përplasje me kundërshtarët politikë, por është optimist se propozimet e VMRO-DPMNE-së do të pranohen.

“Qëllimi i vetëm këto muaj është pikërisht përplasja joparimore  dhe e dhunshme  me opozitën, por ne si VMRO-DPMNE kemi qëndrim parimor, qëndrim  konform ligjeve dhe Kushtetutës në këtë shtet, dhe nuk frikësohemi të elaborojmë dhe të përballemi me faktet dhe argumentet nga pala e kundërt”, tha Micskoski.

Mes dallimeve kryesore të të dyja palëve janë çështjet për statusin e ardhshëm të PSP-së, të prokurorëve, të punësuarve dhe të lëndëve.

Për statusin e lëndëve që udhëhiqen nga PSP-ja për momentin, Deskoska ha se nga opozita insistojnë të mos ketë dispozitë në ligj i cili do të japë kompetencë prokurorisë së re  t’i ndjekë lëndët  të materialeve të përgjuara.

Takimi i radhës i grupeve punuese për ligjin për Prokurorinë Publike   do të duhet të mbahet pas 15 gushtit.

Për propozimin qeveritar – për ligjin për Prokurorinë Publike kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e caktoi seancën më 27 gusht.

Propozim-ligji, për të cilin nevojitet dy e treta e shumicës është me flamur evropian dhe do të miratohet me procedurë të shkurtër.