PTHP ngrit aktakuzë ndaj sulmuesit të deputetit Milevski


Prokuroria Themelore Publike sot ka ngritur aktakuzë për sulmuesin e deputetit dhe krytetarit të PLD-së, Goran Milevski.

“Më 25 mars të këtij viti në sheshin “Maqedonia” fizikisht është sulmuar deputeti i Kuvendit të Maqedonisë. Identiteti i të paditurit është vërtetuar pas publikimit të fotografive në opinion. Duke vlerësuar se janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore, në gjykatë është dorëzuar propozimi për shqiptimin e masës së paraburgimit për të paditurin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore.