Protestohet në Shkup: Të zbardhen rastet e montuara politike


Të gjitha rastet e montuara me motive politike që nga viti 2001 duhet të revidohen dhe të rikualifikohen. Kjo është kërkesa e protestuesve në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Protestuesit thanë se nuk do të ndalin me protestat deri sa të pranohen kërkesat e tyre, raporton SHENJA.
Sa I përket rastit të Kumanovës, organizatorët e protestës thanë, se opinion duhet ta dijë përse nuk është bërë balistika e armëve që të dihet se: cili pjesëtarë i forcave të armatosura me armën e cilit pjesëtar të grupit është vrarë.
“Ne kërkojmë rivlerësim- rikualifikim dhe rigjykim për arsye se janë bërë shumë shkelje procedural, ndër ato edhe mospranimi i dëshmitarëve nga ana e të akuzuarve e të akuzuarve dhe mbrojtjes”, u tha në protestën e sotme.
Përpos Lagjes së Trimave u kërkua edhe zbardhja edhe e rasteve tjera si Ladorishti, Gostivari, Bitpazari, Sopoti, Harun Aliu, rasti Monstra. /SHENJA/