Protestë për Feta Alimin në Shkup


Të premten në ora 14 është caktuar një protestë në Shkup për lirimin e Feta Alimit.

Protesta do të fillojë te sheshi Skënderbeu kurse do të mbarojë te Gjykata.

“#PROTESTË #LIRI PËR FETA ALIMIN Të nderuar vllëzër dhe motra,ju ftojmë të na bashkangjiteni në protestën gjithpopullore që do të mbahet ditën e Premte në ora 14:00 në Shkup. Vendtakimi do të jetë tek Sheshi Skenderbeu dhe do të marrshojmë deri tek Gjykata. Ta ngrisim zërin e arsyes për të gjitha rastet e montuara politike,të kërkojmë drejtësi dhe liri për të gjithë të pafajshmit të dënuar nga gjykatat politike,siç ishte rasti i fundit me vëllaun tonë Abdulfeta Alimi”, thuhet në njoftimin e Këshillit organizativ të protestës “Pa Drejtësi nuk ka Qetësi”, të shpërndarë nëpër rrjetet sociale. Feta Alimi, pjestari i sigurimit të Kuvendit natën e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit të 2017 kishte shpëtuar kreun dhe deputetin e ASH-së, Ziadin Sela, mirëpo ai u dënua nga gjykata me 7 vite burg, me akuzën se nuk ka respektuar detyrën si pjesëtarë i shërbimit të sigurimit të Kuvendit”, thonë nga Këshilli organizativ i protestës ,,Pa Drejtësi nuk ka Qetësi”.