Protestë në mbështetje të Nikolla Gruevskit


Sot në mbrëmje para Gjykatës Themelore Shkupi 1 u protestua në mbështetje të ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit. Në thirrjen për protestë nëpër rrjetet sociale, organizatorët u kërkojnë anëtarëve dhe sistematizuesve të OBRM-PDUKM-së, që të dalin në mbështetje të Gruevskit, ku sipas të cilëve po i bëhet padrejtësi.

Në mes të pranishmëve në protestë vërehen edhe ish-kryeparlamentari Trajko Veljanovski, Oliver Andov, Nevenka Stamenovska, Zoran Iliovski.

Para Gjykatës Themelore gjithashtu vërehet edhe një numër i madh i forcave policore.