Protesta në Gjorçe Petrov për rrugë të sigurta


Një ditë pas fatkeqësisë që ndodhi në rrugën “Boris Sarafov”, qytetarët e Gjorçe Petrovit dolën në rrugë sërish për të protestuar. Ata kërkojnë nga institucionet kompetente urgjentisht që ta zgjidhin problemin me rrugën, në të kundërtën thonë se çdo ditë do ta bllokojnë rrugën dhe do të bëhen edhe më radikal. Ndryshe pas incidentit të djeshëm në të cilin u shkel një fëmijë 10 vjeçar qytetarët dolën dhe e bllokuan rrugën deri në mesnatë. Sipas informacioneve të fundit, fëmija është në gjendje stabile.