Protesta kundër gazjellësit në Vodno, protestuesit: Shëndeti ynë mbi profitin tuaj


Iniciativa qytetare “E dua Vodnon” mbajti sërisht protestë në Vodno kundër ndërtimit të gazsjellësit.

Përkrahësit e iniciativës thanë se beteja për Vodnon nuk është e humbur. Shëndeti i qytetarëve të Shkupit është mbi betejën për profite, nga përfitimi i gazsjellësit. Nuk jemi kundër gazifikimit, por kërkojmë që gazsjellësi të kalojë nëpër pjesën veriore të Vodnos”, thonë nga iniciativa “E dua Vodnon”.

Sipas tyre, gazsjellësi do të përcojë gazin drejt Tetovës dhe Gostivarit, sepse Shkupi tashmë 20 vite ka gaz, por nuk ka rrjet terciar dhe sekondar. Rrjet nuk kanë as Tetova dhe Gostivari dhe derisa ky rrjet të projektohet rrjet ka kohë që të gjendet plan i ri urbanistik ku do të kalojë gazi thonë protestuesit.

Nga Qeveria, kanë sqaruar tashmë se mbesin në planin e punimeve ndërtimore për gazsjellësin në mal, por me ndryshimin e planit urbanistik, do të zvogëlohet shkatërrimi i gjelbërimit.