Prokuroria nesër do të ngrit padi për rastin “Reket”


Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit nesër do të ngrit padi për rastin “Reket”, konfirmoi prokurori publik shtetëror, Lubomir Jovevski.

“Hetimi në pjesën e parë për ‘Reket’ është në fund. Prokurorja Vilma Ruskoska punon në sjelljen e vendimit të prokurorit publik. Aq sa jam i informuar, gjatë ditës së nesërme do vijojë padi për këtë pjesë, deklaroi sot Jovevski.

Në “Reket” i dyshuari i parë është Bojan Jovanovski (Boki 13) për marrjen e një shpërblimi për ndikim joligjor dhe për pastrim parash dhe të ardhura tjera nga vepra të dënueshme. Zoran Mileski Kiçeec është i dyshuari i dytë për tregti me ndikim, ndërsa ish-prokurorja speciale, Katica Janeva është e dyshuara e tretë për shpërdorim të pushtetit dhe autorizimit.

Jovanovski dhe Janeva janë në paraburgim në SHPK Burgu Shkup, ndërsa Milevski është në arrest shtëpiak.

Jovanovski dje duhej të jepte deklaratë në Prokurori, por është sëmurë dhe u dërgua në spital dhe pastaj u kthye në paraburgim.

Dëshmi në Prokurori nuk do japë as Katica Janeva. Avokatja e saj Irena Fërçkovska për MIA-n konfirmoi se nuk do të japë deklaratë në këtë fazë, por do ta ruajë të drejtën për të ofruar dëshmitar dhe fakte në procedurat e mëtejshme.