Prokurori Burim Rustemi është thirrur në PTHP për rastin “Reket”


Prokurori Burim Rustemi nga Prokuroria Themelore Publike është thirrur të jap dëshmi në Prokurorin për krim të organizuar për rastin “Reket”.

Nga Prokuroria Publike për MIA-n konfirmuan se prokurori Rustemi është thirrur, por për shkak gjykimit të nesërm për lëndën për “TNT” ku ai e përfaqëson aktakuzën, ende nuk është saktësuar koha, kur do të merret në pyetje..

Në Prokurorinë për krim të organizuar nga fillimi i javës dëshmi për rastin “Reket” kanë dhënë prokuroret speciale Lile Stefanovska dhe Elizabeta Josifovska.

Prokurorja Lile Stefanovska së bashku me shefen e saj Katica Janeva u përmendën në bisedat dhe videot e incizuara që i ka publikuar edicioni online i  gazetës italiane “La Verita”, në lidhje me rastet “Reket” dhe “Perandoria”.

Nga PP tani për tani nuk japin informata nëse dhe dhe kur do të thirret edhe Janeva.