Prej sot shpenzimet e funksionarëve do të mund të ndiqen online
Rreth 60 funksionarë të Qeverisë, vetë kryeministri, sekretari i përgjithshëm, ministrat, zëvendës ministrat dhe sekretarët shtetëror kanë publikuar shpenzimet e tyre në gjashtë mujorin e parë që nga marrja e funksionit, në softuerin për transparencë të shpenzimeve të cilin e promovoi sot Qeveria. Ky mjet do të shërbejë që edhe në të ardhmen në mënyrë permanente funksionarët qeveritar t’i publikojnë të gjitha shpenzimet për udhëtime zyrtare, udhëtime brenda vendit, si dhe aktivitete të tjera, ndërsa bashkë me 6 mujorin e kësaj qeverie janë publikuar edhe shpenzimet e funksionarëve të qeverive të kaluara nga viti 2014.
“Ky mjet mundëson ndjekje të rregullt të shpenzimeve të funksionarëve publik dhe alarmon nëse bëhet tejkalime në shpenzimin e parave publike. Softueri mundëson qasje edhe në raportet mujore narrative për punën e funksionarëve, pra jo vetëm të shumave, por edhe të sqarimeve përse janë shpenzuar mjetet në këtë periudhë, për realizimin e takimeve, udhëtimeve zyrtare jashtë vendit dhe aktivitete të tjera. Softueri lejon që lehtë të bëhen kërkime në shpenzimet e funksionarëve dhe të bëjë krahasime të shpenzimeve të funksionarëve shtetëror, sipas llojit të shpenzimit dhe në periudha të ndryshme kohore”, theksoi ministri për transparencë Robert Popovski.