Prej sot në mësim të gjithë, përfundoi greva njëditore


Фото: Б. Грданоски

Në shkollat fillore dhe të mesme sot në shkolla të gjithë të punësuarit pasi dje ka përfunduar greva paralajmëruese e mësimdhënësve anëtarë të SASHK-ut dhe ata që janë solidarizuar me ata.

Grevistët dje ishin në punë pa obligime pune, ndërsa ata që nuk u janë bashkëngjitur kanë mbajtur orët. Në shkollat të cilat nuk njoftuan nëse do të organizojnë mësim, nxënësit  dhe prindërit e tyre vetë e kanë zgjidhur dilemën nëse do ta dëgjojnë thirrjen e MASH-it të shkohet në shkolla apo të SASHK-ut  mos të shkohet. Disa prindër të fëmijëve më të vegjël zgjodhën që mësimin ta fillojnë sot që të jenë të sigurt se ata do të kujdesen. Nxënësit e klasës së parë, gjithkund u pranuan dhe  u organizuan shfaqje për fillimin e arsimit të tyre fillor.

Dita paralajmëruese kaloi me pozicione të njëjta të MASH-it dhe SASHK=ut rreth pagave të mësimdhënësve – ministri Arbër Ademi me argumentin se për 10,8 për qind u janë rritur pagat nga gushti i vitit 2018 e deri në shtator të vitit 2019, ndërsa lideri i SAHK-ut Jakim Nedellkov duke thënë se shteti u ka borxh po aq përqindje për sa është rritur paga në shtet apo deri 25 për qind.

“Nuk grevohet kur ka vendim  për pagë më të lartë për 5 për qind nga shtatori. Me SASHK-un kemi dialog korrekt dhe social konstruktiv dhe do të vazhdojmë. Do t’i shqyrtojmë   të gjitha të dhënat dhe argumentet dhe në marrëdhënie partneriteti me Sindikatën do të vendosim si Qeveri për rritjen e ardhshme të pagave të mësimdhënësve”, deklaroi Ademi.

Lideri i SASHK-ut, megjithatë i kënaqur  nga jehona e mësimdhënësve të përfshirë në grevë të gjitha komunat, porositi se “tashmë është koha  të hapen të gjitha letrat sepse ora me rërë po numëron”. Pres negociata me MASH-in gjatë shtatorit prej të cilave do të varen  hapat e tyre të ardhshëm muajin e ardhshëm.

“Muaj prapa nuk kemi ofertë konkrete sa dhe prej kur. Mendoj se në shtator veçmë kartat do të hapen pasi ora po numëron. Deri në fund të shtatorit ne patjetër të gjejmë zgjidhje reciproke të pranueshme për rritjen e rrogave që muajin tetor të dimë se çka më tutje. Nëse gjejmë zgjidhje, mësimi do të vazhdojë në mënyrën më të mirë, nëse jo Këshilli i SASHK-ut në fillim të tetorit do të diskutojë për negociatat në shtator dhe do të sjell vendim adekuat. Si do të jetë ajo, në këtë moment nuk mund të prejudikoj”, ka thënë Nedellkov.

Edhe derisa MASH-i dhe SASHK-u do të negociojnë të dakordësojnë përqindje për pagat, për rreth 260 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme ka filluar viti iri shkollor. Sipas të dhënave të MASH-it, rreth 20.000 prej tyre janë nxënës të klasës së parë.