PP-ja i ndërmerr lëndët nga PSP-ja

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ndërmerr në kompetencë dhe procedim të mëtutjeshëm lëndët e Prokurorisë Publike për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përcjellja ilegale e komunikimeve.

Qëndrimi i këtillë, siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, është bazuar në pozicionin kushtetues të Prokurorisë Publike si organ i vetëm shtetëror, kompetent për përndjekje të kryerësve të veprave penale dhe veprave tjera ndëshkuese të vërtetuara me ligj, parimin e legalitetit të përndjekjes penale, sipas së cilës prokurori publik është i detyruar të ndërmarrë përndjekje penale, nëse ka dëshmi se është kryer vepër penale për të cilën përndiqet me detyrë zyrtare, si dhe detyrimin në emër të shoqërisë të kujdeset për efikasitetin e sistemit penal-juridik, duke e respektuar parimin e sigurisë juridike të qytetarëve si vlerë bazë e sundimit të drejtësisë.

Procedurat rreth lëndëve konkrete do të vazhdojnë në prokuroritë kompetente publike.