Policia kërkon Gruevskin


Gjykata Penale ka kërkuar asistencë nga MPB për gjetjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

„Ju informojmë se Gjykata themelore Shkup 1 ka dhënë urdhër për arrestimin e personit për të cilin pyesni dhe më 12.11.2018 në ora 16:30 e ka parashtruar deri te SPB Shkup që të kërkojë lëshimin e urdhër arrestit. Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë po vepron në bazë të urdhërit“, thonë nga MPB.