Peticion online për dorëheqjen e disa anëtarëve të KSHZ-së


Në ueb-faqen “change.org”, iniciativa qytetare “Megafon” ka ngritur një iniciativë për dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për shkak siç thonë ata, sjelljen e tyre jo etike dhe shkeljen e parimit për punë, të publikuar në ueb faqen e KSHZ-së, transmeton Express.

“Rrogat e anëtarëve të KSHZ-së lëvizin mes 60.000 dhe 70.000 denarë. Në 18 muajt e fundit, tre herë, kanë ndarë gjithsej 12 kompensime dhe aspak nuk e kanë informuar opinionin për atë. Ambasadori e theksoi KSHZ-në si shembull për institucion të korruptuar e cila punon pa transparencë”, thuhet në peticion.

DORËHEQJA KËRKOHET PËR:

Aleksandar Çiçakovski – kryetar
Rexhep Prekopuca – nënkryetar
Atanas Urumov – anëtar
Violeta Duma – anëtar
Igor Milev – anëtar
Sasho Sërcev – anëtar
Silvana Boneva – anëtar
Subhi Jakupi – anëtar
Ermira Asami Salija – anëtar

 

PETICIONIN MUND TA NËNSHKRUANI: KËTU.