Përsëri tërmet në Shqipëri, epiqendra në Mirditë


Nuk kane te sosur lëkundjet e tërmetit ne vend. Pas dy goditjeve të regjistruar gjatë ditës së djeshme me epiqendra nga jugu e më tej spostuar në Lushnje, një tjetër termet është shënuar sot.IGJEUM raporton se ka regjistruar një goditje tërmeti ne orën 04:47 të mëngjesit të sotëm, me epiqendër në Mirditë.Sipas IGJEUM tërmeti ka qenë me magnitudë 2.5, 7 kilometër në verilindje të Klosit dhe me thellësi 2 km./Gazeta e Pavarur