Përsëri rriten çmimet e derivateve të naftës


Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka rritur çmimet e derivateve të naftës për një denarë.

Prej sonte në mesnatë  Eurosuper-95  do të kushtojë 73.50 denarë, një litër Eurosuper-98 do të kushtojë 75 denarë. Ndërsa dizeli do të shitet për 67 denarë.