Përfundon greva, hapet kufiri Maqedoni-Greqi


Në Greqi këtë mëngjes, ka përfunduar greva 24-orëshe organizuar për shkak të masave të reja të paralajmëruara për kursim. Pikat kufitare, të cilat ishin të mbyllura për shkak të grevës, u rihapën.

Për shkak të grevës u anuluan shumë fluturime, u ndërpre lëvizja e trageteve dhe trenave, si dhe trafiku publik.

Shkollat dhe spitalet gjithashtu u mbyllën ndërsa nuk punuan as mediat.