Për rastin “Monstra” do të hetohen 31 telefona, gjykimi vazhdon më 22 gusht


Hetim i ri i 31 telefonave do të bëhet dhe prezantohet si dëshmi e re në gjykimin për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovcës më 12 prill të vitit 2012.

Gjykatësi Ognen Stavrev sqaroi se telefonat ishin marrë gjatë kontrollit të bërë gjatë hetimit fillestar.

“Telefonat i gjeta në një depo në polici. Policia më tha se tani do të bëhet hetim me teknologji të re që atëherë nuk ishte e kapshme”, sqaroi Stavrev.

Prokurorja Fatime Fetai nga PSP-ja e informoi gjykatën se pas përfundimit të kësaj pjese të procedurës do të propozojë si dëshmi të reja audio incizimet dhe transkriptat nga të gjitha bisedimet në lidhje me rastin, ndërsa të dorëzuara deri te PSP në dhjetor të viti 2015 nga partia politike LSDM.

Gjykata, theksoi se i nevojitet kohë që të njoftohet me përmbajtjen pas çka do të merren vesh   për prezantimin e tyre.

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Monstra” të PSP-së ishte marrë në pyetje vetëm një dëshmitar. Ai në pyetjen e gjykatës tha se me Fejzi Azirin njihet nga një festa komunale me rastin e legalizimit të një toke në të cilën kanë qenë prezent së bashku.

“Me zotërinë njihem dy orë nga një ngjarje në komunë. Të mos vonohej vetëm dy orë atëherë me ministrin Janakieski nuk do të njoftohesha”, deklaroi dëshmitari.

Dëshmitari ishte paraqitur vetë në seancën e sotme gjyqësore, pasi siç tha, e ka marrë vesh nga fqinjët se policia e kërkonte si dëshmitar.

Gjykimi për lëndën “Monstra” vazhdon më 22 gusht.

Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovcës më 12 prillit të vitit 2012, kur u vanë djemtë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Atkovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të 2017 shfuqizoi aktgjykimet, liroi nga burgu Agim Ismailoviqin, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin, duke ju shqiptuar masa e kujdesit. Pas shfuqizimit të aktgjykimit, rasti “Monstra” kaloi tek Prokuroria Speciale dhe u kthye për gjykim të sërishëm.