Pendarovski: Nuk ka përzierje politike në hetimin për rastin “Reket”

 Puna ime si president nuk është që ta komentoj çdo fazë të rastit “Reket”, derisa procedura ligjore për këtë rast nuk tregon disa momente të dukshme për të cilat më pas do të mund të japim vlerësim si politikanë.

Këtë sot në Makedonska Kamenicë e deklaroi presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për pozitën e tij lidhur me rastin “Reket”.

Për Pendarovskin është me rëndësi që puna rreth kolosekut procedural, siç tha “është nisur”, ndërsa më tej gjithçka u mbetet organeve hetuese.

Përsëriti se ai dhe të gjithë politikanët, duan të shohin hetim të shpejtë në të cilin nuk do të ndihen ndikimet anësore, as, theksoi, ndikim eventual nga politikanët.

Në çështjen sa institucionet në shtet mund të sigurojnë kushte normale për  veprim për këtë rast, Pendarovski tha se si president nuk i bie në mend të përzihet në punën e cilit do lidhur me këtë rast.

Sipas tij, ekziston një ambient në të cilin shteti nuk përzihet në punën e gjykatave dhe prokurorive dhe kjo ashtu edhe do të mbetet.

Presidenti Pendarovski i pyetur për idenë e Aleancës për Shqiptarët për një prokuror special publik të huaj, ai u përqendrua në vitin 2006 kur, thotë, ka pasur ide për prokuror publik të huaj.