Pendarovski: Morëm Raportin më të mirë, anulimi i fillimit të negociatave do të ketë ndikim demotivues


Presidenti i vendit Stevo Pendarovski deklaroi se sot kemi marrë raportin më të mirë të Komisionit Evropian në historinë e integrimeve tona euro-atlantike, duke shprehur kënaqësinë që Komisioni e njohu progresin e Maqedonisë së Veriut dhe rekomandoi fillimin e negociatave për anëtarësim.

Në një deklaratë pas marrjes së Raportit, që i është dhënë nga euroambasador në vendin tonë Samuel Zbogar, Pendarovski tha se raporti pasqyron situatën reale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Duke marrë parasysh qasjen strikte në vlerësimin e progresit të secilit vend, Raporti pasqyron realisht situatën në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Evropa sot tregoi se është në gjendje të vlerësojë guximin politik, zgjedhjen kompromise të çështjeve të vështira në frymën e vlerave evropiane dhe të politikave të fqinjësisë së mirë. RMV ka ndërmarrë hapa vendimtarë, si në planin e politikës së jashtme ashtu edhe të asaj të brendshme, nëpërmjet zbatimit të reformave kyçe të domosdoshme për përparimin drejt rrugës evropiane”, theksoi kreu i shtetit.

Ai theksoi se Raporti i KE-së njeh përpjekjet tona për të rivendosur besimin e qytetarëve në institucione me përgjegjësi më të madhe, transparencë dhe llogaridhënie të krijuesve kryesorë të politikave, si dhe detyrimin për të marrë përgjegjësi në rastet kur janë identifikuar veprime korruptuese.

Maqedonia e Veriut, tha Pendarovski, po përparon në vlerësimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe gjyqësorit, duke mos humbur aspak nevojën për intensifikimin e reformave, të cilat, siç thashë, jam i sigurt se ka gatishmëri midis të gjithë partnerëve politikë në fjalë. Çdo vonesë e mëtejshme në fillimin e negociatave do të ndikojë në demotivimin e shoqërisë sonë dhe do të ketë implikime serioze për zbatimin e proceseve evropiane. Unë pres dhe u bëj thirrje të gjithë aktorëve relevantë politikë në Republikën e Maqedonisë Veriore të njohin rëndësinë e momentit dhe përmes një qasjeje të përgjegjshme dhe konstruktive të kontribuojnë në përpjekjet e vendit për progresin drejt rrugës evropiane”, theksoi Pendarovski në deklaratën e përbashkët me euroambasadorin e Zhbogar, kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.