Vetëm tre nga nëntë kandidatë do të futen në garën për president të shtetit


Ka përfunduar  afati për mbledhjen e nënshkrimeve për përkrahje të kandidatëve për president. Nga 9 kandidatë, vetëm 3 kanë arritur që të mbledhin numrin e nevojshëm. Gordana Siljanovska ka mbledhur gjithësej 15,926 nënshkrime, Blerim Reka 11,128 dhe Stevo Pendarovski ka mbledhur 31, 729 nënshkrime.

“Më 9 mars mbaroi afari i mbledhjes së nënshkrimeve për përkrahje të kandidatëve për president të shtetit. Pas mbarimit të këtij afati dëre te KSHZ erdhëj inforata të cilat thonë se vetëm 3 prej kandidatëve të mundshëm e kanë plotësuar kushtin dhe kanë mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime po aq sa janë edhe të nevojshme për parashtrim të kandidaturave”, thonë nga KSHZ.

Sipas KSHZ-së  vijon afati për për paraqitje të votuesve të cilët dëshirojnë të drejtën e tyre të votës ta realizojnë në njërën prej përfaqësive diplomatike konsullare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Në KSHZ gjithsej kanë arritur  920 fletparaqitje prej të  cilave 913 fletparaqitje janë të miratuar. Ndryshe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbajti seancën e saj ku mes tjerash u miratuan edhe kërkesat e parashtruara për marrjen e autorizimit për vëzhgues të zgjedhjeve presidenciale.