PE: Të fillojnë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë


Deputetët e Bordit të Jashtëm Politik të Parlamentit të Evropës (AFET) i ftuan vendet anëtare të Bashkimit Evropian që këtë vit t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut i përfunduan detyrat e tyre të shtëpisë, të nevojshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, është porosia e delegacionit të Bordit të Jashtëm Politik të Parlamentit të Evropës”.

Në kumtesën e PE-së theksohet se viti 2019 është kyç për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të faktit se vendet anëtare në qershor do të vendosin për gatishmërinë e atyre vendeve për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i bënë reformat kyçe nën rrethana të rënda dhe tani është me rëndësi që anëtaret e BE-së në bazë të atyre arritjeve ta pranojnë progresin e arritur dhe të vendosin që t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim këtë vit”, theksohet në kumtesë.

Delegacioni i Bordit të Jashtëm Politik të Parlamentit Evropian i cili prej 27 shkurtit deri më 1 mars qëndroi në Tiranë dhe Shkup iu bëri thirrje të dyja vendeve që ta ruajnë fokusin në sferën e gjyqësorit, ekonomisë, sundimit të së drejtës dhe administratës publike.

Deputeti Tune Kelam, i cili e kryesonte këtë delegacion njëkohësisht paralajmëroi se edhe krahas vendosmërisë së treguar në zbatimin e reformave ekziston  mungesë e unitetit kombëtar, që mund ta dëmtojë procesin e integrimeve në  BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.