PDSH në Saraj dhe Çair zgjodhi krerët e degëve


Në vazhdën e përgatitjeve të kongresit të shtatë të Partisë Demokratike Shqiptare dje (26.07.2018) u mbajtën kuvende të rregullta të degëve të PDSH-së në Saraj dhe Çair.

Punimet e këtyre kuvendeve i ndoqi kryetari i partisë, z.Menduh Thaçi, si dhe kryetari i këshillit për organizimin e kongresit të partisë, z.Azem Sadiku.

Në kuvendin e degës së Sarajit për kryetar të degës u zgjodh Sefedin Aliu kurse në Çair për kryetar të degës u zgjodh Ramazan Shaqiri. Gjithashtu në këto kuvende u zgjodhën kryesitë e degëve, delegatët e kongresit, si dhe propozimet për anëtarë të kuvendit qendror të Partisë Demokratike Shqiptare.