PDSH jep sinjale për në Qeveri


Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka dhënë sinjale se do të jetë pjesë e Qeverisë. Nga kjo parti thonë se po ndjekin zërat që po qarkullojnë, ndërsa ende nuk ka asgjë konkrete. “Nuk ka diçka konkrete. Të shohim si po rrjedhin gjërat.”, theksoi një përfaqësues i kësaj partie, duke u përgjigjur në pyetjen se a do të jenë pjesë e koalicionit.

Nga koluaret e kësaj partie flitet se kryetari i saj Menduh Thaçi gjatë ditëve të ardhshme do të takohet me mandatarin Zoran Zaev, për të diskutuar ofertën që do ta ketë PDSH.

Siç mësohet në dispozicion të tyre do të jenë po ato poste që ka drejtuar Aleanca për Shqiptarët.
Nga BDI thonë se PDSH pse të mos jetë në Qeveri. Sipas tyre, në rast të hyrjes së tyre do të ndodhë rikthimi i kësaj partie.