PDSH-ja dhe BESA e Gashit pjesë e Qeverisë, arrihet marrëveshja?!
PDSH dhe Lëvizja BESA e krahut të udhëhequr nga Afrim Gashi do të jenë pjesë e Qeverisë dhe se për këtë kanë përfunduar bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev.
Lajmi bëhet i ditur për INA nga burime qeveritare, të cilët theksojnë se janë finalizuar negociatat për zgjerimin e koalicionit qeverisës dhe se jashtë do të mbetet Lëvizja BESA e Bilall Kasamit.
Një burim qeveritar i tha INA-s se bisedimet janë finalizuar dhe se ditëve në vijim do të zhvillohen bisedimet për ndarjen e resorëve ministrore. BESA e Gashit dhe PDSH pritet të udhëheqin nga një resor ministror.
Kryeministri Zoran Zaev ditëve të fundit paralajmëroi se deri në festat e majit do të mbyllen bisedimet për zgjerimin e Qeverisë. /Express/