PDSH: I përgëzojmë qytetarët për kulturën demokratike që e treguan gjatë ditës së sotme


Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) me rastin e votimit për referendumin i përgëzoi qytetarët e Maqedonisë për kulturën demokratike të treguar gjatë ditës së sotme, si dhe për mbështetjen e dhënë me votën e tyre PRO NATO dhe BE.

“Qytetarët, në veçanti shqiptarët, me shumicë absolute votuan për në NATO dhe BE dhe kjo na obligon neve si PDSH që të mbetemi të përkushtuar drejt këtij përcaktimi, si dhe të vazhdojmë që nëpërmjet institucioneve ta shtyjmë këtë proces deri në integrimin përfundimtar të vendit në NATO dhe BE”, thuhet në kumtesën e Partisë Demokratike të Shqiptarëve.