Pasdite pritet shi dhe bubullima


Moti në Maqedoni sot paradite do të jetë me diell, me erë të dobët  nga drejtime të ndryshme, ndërsa pasdite me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, posaçërisht në pjesët veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri në 19 gradë, ndërsa e ditës prej 26 deri 35 gradë. Indeksi UV do të arrijë 8.

Në Shkup paradite moti do të jetë me diell, me erë të dobët nga drejtime të ndryshme. Pasdite me me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë 17 gradë, ndërsa e ditës 33 gradë Celsius.

Deri të premten do të vazhdojë të mbajë mot i ngrohtë, në orët e pasdites me reshje të rrëmbyeshme lokale  të shiut dhe bubullima, posaçërisht në pjesët malore. Gjatë fundjavës në disa vende moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar që do të shkaktojë rënie të temperaturave për disa gradë.