Pas dërgimit urgjent në Klinikat e Shkupit, rikthehet në burg deputeti i VMRO DPMNE-së


Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukovski mbrëmë është kthyer në burgun e Shutkës pas kontrolleve mjekësore në Klinikat e Shkupit.

Jozyrtarisht u raportua dje pasdite se deputeti tashmë me imunitet të hequr ishte dërguar me urgjencë në spital për shkak të problemeve me zemrën. Por pas kryerjes së kontrolleve ai është kthyer në burg, ku po vuan masën e paraburgimit.
Ai së bashku me pesë deputetë të tjerë janë të dyshuar për ngjarjet e përgjakshme që ndodhën më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë.