Pas Ali Ahmetit edhe Menduh Thaçi te Ramushi


Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, i cili tani është pjesë e qeverisë së Zaevit, sot ka qëndruar në një vizitë te kryeministri i Kosvës Ramush Haredinaj. Vet Haredinaj ka shkruar se takimi është në kuadër të bashkëpunimit dhe për prioritetet strategjike dhe fuqizimin e pozitës së shqiptarëve në rajon. shkruan TetovaSot.

“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me mikun tim dhe kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) të Maqedonisë, Menduh Thaçi, për prioritetet strategjike dhe fuqizimin e pozitës së shqiptarëve në rajon.

Është inkurajues për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor zgjidhja e shpejt e kontestit rreth emrit të shtetit maqedonas dhe rekomandimi për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Përfshirja e shqiptarëve të Maqedonisë në vendimmarrjen shtetërore dhe roli aktiv i tyre në jetën politike dhe ekonomike të këtij vendi është në favor të të ardhmes prosperuese të të gjithë shqiptarëve” ka shkruar Haredinaj.

Thaçi nuk ka komentuar, pasi ai nuk e përdor shumë rrjetet sociale.

Ndryshe ditë më parë në takim me Haredinajn ishte edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.