Pas 14 viteve Çakalla gëzon lirinë


Është liruar nga burgu, Avdil Jakupi, njëri nga komandantët e UÇK-së që operonte në zonën e Kumanovës, Likovës dhe Haraçinës, i njohur ndryshe si komandant Çakalla, njofton Medial.mk

Pas 14 viteve vuatje dënimi në burgun e Idrizovës tani Çakalla po i gëzohet lirisë, gjë që e ka shprehur përmes rrjetit social Facebook .

“Pas 14 vite e dy muaj dola nga burgu, ju falënderoj atyre që më këtë kohë ishin me mua”, ka shkruar Çakalla, i cili ka publikuar edhe foton para burgut.