Paralajmërohen protesta për Almirin e vogël?!


Në Gjykatën Themelore në Kumanovë, dje u tha fjala përfunditare për rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliu. Me këtë rast, vrasësi i Almirit u dënua me 6 vite burg, ku në të njëjtën kohë u dënua edhe babai i Almirit si dhe mixha i tij.

Ky vendim skandaloz i Gjykatës Themelore në Kumanovë ka tronditur opinionin ku ka nxitur indikacione për të thirrur për protesta në të katër anët e Republikës së Maqedonisë.

Iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin” në faqen e tyre në Facebook sot kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me protestat duke postuar një thirrje me fotografinë e Almirit dhe mbishkrimin “S`ka mbaru”.