Paraburgim për personin i cili dje në Vejcë plagosi dy persona


Paraburgim prej tetë ditëve për dy vepra të kryera penale ka marrë një person i cili dje, një orë pas mesnate duke luajtur  futboll tavoline e ka nxjerrë armën nga rripi dhe në të njëjtin moment ka shtënë një plumb, me ç’rast ka lënduar dy mysafir në objektin në fshatin Vejcë të Tetovës.

Njëri person është qëlluar në qafë, ndërsa personi i cili ka qëndruar pas tij në pjesën e kraharorit.

“Siç kumtuan nga Prokuroria është ngritur procedurë kundër një personi të dyshuar se ka kryer dy vepra penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.