Pamje apokaliptike, ndotja e ajrit “zhduk” Shkupin


Shkupi vazhdon të ngulfatet nga ndotja enorme e ajrit. Rrethi i kuq që tregon se gjendja me ndotjen është mbi çdo kufi të lejuar.

“Ekipi i televizionit Alsat u ngjit deri në Vodno për të filmuar kryeqytetin nga lartë. Sic mund ta shihni, të pakta janë objektet apo ndërtesat të cilat shihen nga ketu si pasojë e ndotjes enorme të ajrit. Ndërkohë stacionet matëse të ministrisë së Ambientit Jetësor vazhdojnë të shfaqin shifra alarmante të nivelit të ndotjes”.
I pari i kryeqytetit deklaroi se të martën pritet që Këshilli i Qytetit të sjellë vendim për zbritjen e çmimit të biletave të autobusëve ose udhëtimin falas. Pos kësaj mase Shilegov tha se është në bisedime me MPB-së për reduktimin e veturave në komunikacion.

“Unë si kryetar i Shkupit bisedova me ministrinë e Brendshme që në përputhje me planin aksionar të Qeverisë të sjellim modalitet së bashku për reduktimin e veturave në komunikacion. Qyteti i Shkupit do të sjellë vendim për zvogëlimin e çmimit të biletave të autobusëve dhe zmadhimin e biletave të parkingut, si destimulim për përdorimin e veturave të cilat konsiderohen si arsyet më të forta të ndotjes -deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Reagimet për gjendjen me ajrin e ndotur kanë mbërritur edhe nga Ambasada e SHBA-së dhe ajo e Rusisë. Në rrjetin social tuitter ambasada amerikane ka kërkuar ide për zgjidhjen e këtij problemi.

Ambasada e SHBA-ve në Shkup
“Ndotja e ajrit në Shkup ka qenë aq e dendur sot, saqë ishte e pamundur të shihet ambasada! Cilat janë idetë tuaja për ajër të pastër në Maqedoni?”. Reagimit të ambasadës amerikane i ka paraprirë një shkrim i asaj ruse në të cilën thuhet që “rrjedha turke” do të ishte zgjidhja e këtij problemi jetik me të cilin përballet vendi.

Ambasada Ruse në Shkup
“Për shkak se miqtë tanë nga ambasada e SHBA-ve kërkojnë ide për ajrin e ndotur në Maqedoni, ne duam të ndihmojmë në zgjidhje “rrjedha turke”, Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se era pritet të ndikojë në pastrimin e ajrit. Ndërsa për nesër paralajmërojnë reshje të shiut.