Pakënaqësi në BDI për zgjerimin e Qeverisë?!
Në radhët e BDI-së heshtje , por vlon nga pakënaqësitë për përfshirjen e Lëvizjes BESA dhe PDSH-së në Qeveri. Grupime të forta përbrenda këtij subjekti në Qeveri ka shpjeguar edhe në mbledhjet e fundit të kryesisë se nuk duhet pranuar në koalicion qeveritar Lëvizjen BESA të Afrim Gashit, e cila ka qenë atakuese më e ashpër në zgjedhjet e fundit lokale, por në anën tjetër as edhe PDSH-në.
“Ka zëra që nuk janë të kënaqur dhe kjo çështje hapur është diskutuar në forumet partiake. Por vendimi final i ka takuar kryetarit Ali Ahmeti, i cili ka sqaruar rrethanat e krijuara për të zgjeruar Qeverinë dhe për të krijuar një stabilitet brenda maxhorancës”, theksojnë për INA, burime partiake pranë BDI-së.
Sipas tyre, dy partitë e reja me nga një ministër nuk do të kenë relevancën në Qeveri, pasi që dihet se timonin e saj siç thonë e drejtojnë LSDM dhe BDI si dy shtyllat kryesore.