Pajaziti: Pranvera do të jetë e “nxehtë” për skenën politike në Maqedoni


Pranvera e ardhëshme do të sjellë zhvillime interesante në skenën politike në Maqedoni, kështu vlerëson në një prononcim për Zhurnal, gazetari dhe opinionisti Naser Pajaziti.

“Pranvera e ardhshme do të sjellë zhvillime interesante në skenën politike, pasi që kemi zgjedhjet presidenciale. Zoran Zaev do synojë që në pako me presidencialet të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke bindur edhe njëherë partitë shqiptare për një koncensus rreth një kandidati të saj, që do të quhej koncensual, ndërsa në këmbim të saj do të përmbyllej ligji për gjuhët që do firmosej nga presidenti i ardhshëm. Zgjedhjet do i konvenojnë vetëm Zaevit i cili do synojë të ndjekë avazin e Gruevskit me 61 deputetë, edhe pse vështirë do kalojë kjo”, theksoi Naser Pajaziti, gazetar dhe opinionist.

Pajaziti mëtej shton se edhe nga kampi i opozitës shqiptare ka gatishmëri për të shkuar në zgjedhje, të cilat janë një sprovë e radhës për spektrin politik shqiptar se si do jetë pazari i tyre dhe çfarë leksioni do marrin.