Padi penale për zyrtarin që shiti kartela qeveritare


Policia ka ngritur padi penale kundër personit me inicialet S. P. (51) nga Shkupi,i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Personi ka qenë i punësuar në Shërbimin për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qeveri dhe duke shfrytëzuar ndikimin e tij, në mënyrë joligjore ka shpërndarë SIM kartela që kanë qenë në pronësi shtetërore.