Padi penale ndaj drejtorit të RTVM-së


Drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, M.C është paditur penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare, i cili në vitin 2016 ka nënshkruar marrëveshje me firmën “Analitika” për matjen elektronike të TV auditoriumit në territorin e Maqedonisë.

Përveç për drejtorin e RTVM-së, padi penale është ngritur edhe ndaj G.S (56), i cili ka qenë agjent i firmës “Analitika”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas MPB-së, të paditurit kanë dëmtuar buxhetin e RTVM-së në vlerë prej 1.237.053 denarë, ndërsa nga ana tjetër firmës “Analitika” i kanë siguruar pasuri të paligjshme në vlerë prej 1.048.350 denarë.